Vdes një punonjës i Ministrisë së Jashtme

Ibrahim Shabani, njëri nga punonjësit e Ministrisë së Jashtme ka ndërruar jetë.

Lajme

21/03/2018 00:21

Ai ishte drejtor i Departamentit për çështje konsullore në MPJ.

Familjen dhe kolegët e Ibrahim Shabanit i ka ngushëlluar edhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e kolegut tonë, Drejtorit të departamentit për çështje Konsullore, Ibrahim Shabani, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës. I ndjeri u prehtë në paqe ndërsa familjes, ngushëllimet më të sinqerta”, ka shkruar Pacolli.