Vdes një person në vendin e tij të punës

Një person nga fshati Bërnicë e Ulët në Prishtinë, ka vdekur në vendin e tij të punës.

Lajme

16/03/2017 12:48

 

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, i ndjeri  përderisa ishte duku punuar ka rrëshqitur dhe ka rënë në një pompë të betonit, ku edhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipet mjekësore.

“Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ka qenë duke punuar ka rrëshqitur dhe ka rënë në një pompë të betonit, ku i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion./ Lajmi.net/