Vdes një person në Podujevë

Në Rrugën  “Hakif Zejnullahu” në Podujevë dje  në orët e mëngjesit është gjetur i vdekur një person.

Lajme

11/05/2017 10:52

“Viktima mashkull K- Shqiptar, është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës ku punonte si roje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Rasti është duke u hetuar si ‘vdekje e dyshimtë’. /Lajmi.net/