Vdes një person në lagjen “Ulpiana”

Mëngjesi i sotëm ka gjetur të vdekur një person në Lagjen ‘Ulpiana’ të Prishtinës.

Lajme

06/07/2015 09:43

Një person pa shenja jetë tashmë gjendet i shtrirë në tokë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se personi i shtrirë në tokë është i moshuar dhe vdekja është e natyrshme.

“Mund të ju konfirmoj se aty gjendet një person i shtrirë në tokë, i cili dyshohet të jetë pa shenja jete. Për momentin ajo cilësohet si vdekje e dyshimt”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë Rajonale të Prishtinës.

Ekipet e policisë janë në vendngjarje. /Indeksonline/