Vdes një person në aksident trafiku

Një i vdekur dhe katër të lënduar është bilansi i një aksidenti të ndodhur të martën në mëngjes në rrugën lokale Lipjan – Janjevë, saktësisht në fshatin Dobratin.

Lajme

18/03/2014 14:05

Sipas Policisë në aksident janë përfshirë katër automjete, një veturë e tipit Golf IV, ngjyrë hiri, një autobus, ngjyrë e bardhë, një veturë e tipit Fordsiera, ngjyrë e zezë dhe vetura Golf III, ngjyrë hiri,  që të gjitha këto automjete me targa të Republikës së Kosovës.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar pesë persona, prej të cilëve K. Gashi (mashkull) 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (pasagjer i autobusit) ka ndërruar jetë nga plagët e mara, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në emergjencën e QKUK-së në Prishtinë.

“Në po të njëjtën qendër, për tretman mjekësor, janë dërguar edhe të lënduarit L.Berisha  (femër) 17 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës  (pasagjer i autobusit ) V.Gashi (femër) 16 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës (pasagjer i autobusit) H. Gashi (mashkull) 59 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (ngasës i veturës Golf IV) O.Bikliqi (mashkull) 26 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, (ngasës i autobusit) Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes nga ana e njësiteve policore relevante, si dhe pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, pas konsultimit me Prokurorin e shtetit, u është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë, dy personave,  ngasësit të autobusit   O.B (mashkull)  26 vjeç dhe ngasësit të veturës Golf IV, H.G (mashkull) 59 vjeç. Ndërkohë që  hetuesit e trafikut rajonal po punojnë me përkushtim për të ndriçuar të gjitha rrethanat që kanë sjellë deri te ky aksident trafiku. /Kosovapress/