Vdes një nga të plagosurit në aksident me trenin

Një nga katër personat që ishin aksidentuar pasdreke nga treni në fshatin Çikatovë të Drenasit, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajme

02/09/2014 18:22

(E plotësuar) Lajmin për vdekjen e njërit nga të aksidentuarit e sotëm për agjencinë KosovaPress e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, e cila, në bazë të informacioneve, njoftoi se tashmë vdekjen e ka konstatuar edhe ekipi mjekësor i QKUK-së.

Personi që nuk i ka mbijetuar plaëve të marra në aksident është V.B., femër rreth të 30-ave.

Tre të plagosurit e tjerë në këtë aksident janë A.B. , mashkull i lindur me 1982, E.M., femër e lindur në vitin 1993, dhe foshnja A.M., e lindur në vitin 2013.

_____________________________________________________________________________________

Treni godet një veturë në Dobroshevc, katër të plagosur 

Katër persona kanë marrë plagë të rënda sot pasdreke, kur treni ka goditur veturën e tipit golf, në të cilën ndodheshin ata. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dobroshevc të Drenasit.

Burime nga vendi i ngjarjes të portalit koha.net kanë treguar se vetura është bartur disa metra zvarrë dhe se gjendja e personave që ndodheshin në të është e rëndë.

Që të gjithë janë transportuar për në Emergjencën e QKUK-së në Prishtinë.

Të plagosurit janë nga fshati Fushticë e komunës së Drenasit.

Dhjetë ditë më parë treni ka goditur për vdekje dy vajza në Drenas.