Vdes një femër, u aksidentua të mërkurën  në Autostradën Gjurgjicë-Vërmicë

Në një aksident trafiku që ka ndodhur para dy ditëve, dje në mbrëmje ka ndërruar jetë një femër.

Lajme

25/05/2018 11:19

Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në Autotraden Gjurgjicë-Vërmicë.

“KM-58 Autostrada Gjurgjicë-Vërmicë, 23.05.2018-13:30. Raportohet se vetura me tabela vendore, vozitës femër K/Shqiptare, ka shkaktuar vetëaksident trafiku me lëndime të rënda trupore. Viktima është dërguar dhe hospitalizuar për trajtim mjekësor në QKUK, ku me datën 24.05.2018,ora 22:15 ka ndërruar jetë”, ka njoftuat policia.

Me vendimin e prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML./Lajmi.net/