Vdes një e mitur në Istog, policia jep detaje

Një e mitur ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në Istog.

Lajme

16/10/2018 18:01

 

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 11:20 minuta, Policia është informuar për një rast që ka ndodhur me një të mitur nga Qendra e Mjekësisë Familjare. Sipas mjekëve kujdestarë, e mitura është pranuar pa shenja jete”.

Rugova ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitet Relevante të Policisë dhe Prokurori i Shtetit.

Me urdhër të këtij të fundit, trupi i pajetë i të miturës i është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.

Ai ka thënë se ky rast është cilësuar si “hetim i vdekjes”. /Lajmi.net/