Vdes një burrë nga incidenti në Gjermani, nuk ishte sulm terrorist

Një person i lënduar në incidentin në qytetin gjerman Hajdelberg kur një burrë u fut me veturë në turmën e këmbësorëve, ka ndërruar jetë, ka njoftuar policia.

Bota

25/02/2017 23:55

I lënduari rëndë, gjermani 73 vjeçar ka vdekur në spital, raporton AFP.

Në njoftimin e policisë thuhet se në incidenti më lehtë janë lënduar edhe dy persona: 29 vjeçarja shtetase e Bosnjës dhe austriaku 32 vjeçar, transmeton lajmi.net.

Policia po ashtu ka thënë se deri në fazën aktuale të hetimeve asgjë nuk tregon së bëhet fjalë për sulm terrorist.

Sipas mediave gjermane, i dyshuari është i sëmurë mental, megjithatë autoritetet nuk e kanë komentuar këtë pohim.

35 vjeçari u fut me veturë në zonën e këmbësorëve tek sheshi qendror dhe më pas iku, por policia e kapi dhe e plagosi, pasi që ai rezistonte të dorëzohej dhe mbante një thikë. /Lajmi.net/