Vdes një 4-vjeçare në Mitrovicë, policia jep detaje

Në rrugën “Gani Hajra” në Mitrovicë, ka ndërruar jetë një vajzë e moshës 4 vjeçare pasi që nuk mundur t’u mbijetoj plagëve të marra nga dyert e oborrit që kanë zënë atë.

Lajme

30/09/2018 19:08

Në këtë incident është e përfshirë edhe një vajzë tjetër e moshës 5 vjeçare, e cila është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Tragjedia ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës.

“Një vajzë e moshës tre apo katër vjeçare ka humbë jetën si pasojë e dyerve të oborrit që kanë zënë atë. Ndërsa e lënduar ka mbetur një vajzë tjetër e moshës 5 vjeçare, për të cilën po raportohet se është jashtë rrezikut për jetë. Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës që ndodhet në rrugën “Gani Hajra” në Mitrovicë. Policia dhe prokurorët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rastin e kanë emëruar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasoja fatale”, ka thënë për Klan Kosova, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.