Vdes një 25-vjeçar në pyll të Grykës së Deçanit, u mbyt nga një lis

Ende nuk dihet mosha e saktë, por dyshohet se ishte 25 vjeçar, i cili u mbyt nga një lis në pyllin e Grykës së Deçanit.

Lajme

19/09/2018 18:29

Gazeta Express merr vesh se personi në fjalë vdiq nga plagët e marra pasi i ra një lis përmbi.

E nga Policia e Kosovës, zëdhënësi i rajonit të Pejës, Driton Rugova, tha për lajmi.net se pasi policia arriti në vend të ngjarjes, viktima u dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës, aty ku edhe vdiq.

“Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ndihma e shpejtë. Viktima mashkull është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku në ora 15:08 nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”, ka thënë Rugova.