Vdes nga mbidoza vajza e aktorit kosovar

34-vjeçarja që u gjet e vdekur sot në lagjen “Dardania” në Prishtinë është vajza e aktorit Çun Lajçi.

Lajme

19/11/2017 16:10

Zyra për Informim në Policinë e Kosovës ka konfirmuar se sot është gjetur një vajzë e vdekur në lagjen “Dardania” në Prishtinë, mirëpo të njëjtit nuk kanë mundur të japin detaje të tjera.

Gazeta Express merr vesh se bëhet fjalë për Bubulina Lajçin, vajza 34-vjeçare e aktorit Çun Lajçi, e cila dyshohet se vdiq nga mbidoza.

PK’ja në rajonin e Prishtinës kanë konfirmuar vdekjen e një vajze, duke shtuar se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.