Vdes Nelson Mandela

Simboli i rezitencës paqësore në botë, Nelson Mandela, ka vdekur në moshën 95 vjeçare, pasi vuajti një kohë të gjatë nga sëmundja e infeksionit të mushkërive. Ai ishte heroi i miliona njerëzve në botë dhe një frymëzues i madh për njerëzimin.

Bota

05/12/2013 22:00

Somboli i rezitencës paqësore në botë, Nelson Mandela ka vdekur sot në moshën 95 vjeçare, duke i dhënë fund një jete e cila ndryshoi shtetin e tij, Afrikën e Jugut, përgjithmonë.

Presidenti i Afrikës së Jugut, Jakob Zuma ka konfirmuar lajmin për vdekjen e Mandelës.

Ai ka vuajtur një kohë të gjatë nga sëmundja e infeksionit të mushkërive.

I trajnuar si avokat, ai u përfshi në politikë pas vitit 1948 kur Afrika e Jugut u zhyt në një sistem të apart’heidit racor. Fillimisht ai drejtoi protestat paqësore me Kongresin Kombëtar Afrikan dhe më pas themeloi një organizatë militante dhe qëndroi prapa fushatës së bombardimeve në fillim të viteve 1960, ndërsa më 1962 u dënua me burgim të përjetshëm.

Ai u lirua nga burgu më 2 shkurt 1990 me ndërhyrjen e Presidentit të atëhershëm të Afrikës së Jugut, Frederic de Klerk.

Mandela u bë President i Këshillit Kombëtar Afrikan në vitin 1991 dhe u zgjodh President i Afrikës së Jugut më 1994, një pozitë të cilën e mbajti deri në vitin 1999. Ai është laureat i Çmimit Nobel për Paqe.