Vdes në skenë, pasi e kafshoi gjarpri kobra (Video)

Kobra ka vrarë një yll të muzikës pop në Indonezi, pasi që e kafshoi atë përderisa po këndonte në skenë.

Fun

06/04/2016 19:29

Edhe pse ishte kafshuar, ajo vazhdoi të këndojë për 45 minuta në skenë derisa vdiq nga helmi.

Emri i këngëtares është Imra Bule, ishte e njohur për përdorimin e gjarpërinjve gjatë këndimit në skenë.

Por kobra më të cilën ajo vallëzoi në skenë nuk i kishte të hequr dhembët helmues.

Këngëtarja 29 vjeçare po këndonte në një fshat, në Karawang, në Indonezi, kur u kafshua nga kobra.

Ajo u kafshua në këmbë nga kobra, helmi i së cilës i depërtoi në gjak dhe e mbyti.

Momenti i kafshimit të saj u kap në video.

YouTube player