Vdes Mujë Shala, profesori universitar dhe ish-mjeku i UÇK-së

Ka ndërruar jetë profesor doktor, Mujë Shala, i cili ka qenë ligjërues i rregullt i Universitetit të Prishtinës në Fakultetin e Mjekësisë në Katedrën e Pediatrisë.

Lajme

13/08/2018 18:20

Shala ka botuar mbi 10 libra profesionalë dhe universitarë dhe mbi 100 punime shkencore në revista të ndryshme ndërkombëtare.

Përveç intelektual i rrallë, Shala gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte angazhuar në radhët e UÇK-së, në Spitalin Ushtarak në Zonën Operative të Drenicës, ku edhe ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në mjekimin e ushtarëve të UÇK-së dhe popullatës civile të asaj zone.

Në nderim të jetës dhe veprës së profesor Shalës nesër me fillim në orën 11:00 do të mbahet mbledhje Komemorative në Dekanatin e Fakultetit të Mjekësisë.

Kurse varrimi i të ndjerit do të mbahet nesër në orën 17:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës, në Dragodan