Vdes modeli 32 vjeçar që befasoi botën me tatuazhet e tij

Rick Genest i njohur me nofkën "Zombie Boy", ka ndërruar jetë.

ShowBiz

03/08/2018 16:00

Siç raportohet nga mediat e huaja Zombie, 32 vjeçar ka bërë vetëvrasje, shkruan BBC transmeton lajmi net.

Rick njihej si Zombie Boy, për shkak të kockave dhe tatuazheve të organeve nëpër trupin e tij, duke përfshirë karakteristikat e kafkës në fytyrë.

Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Montreal, Kanada dhe besohet të ketë vrarë veten, thonë raportet.

Rick u shfaq në videon e Lady Gaga-së, “Born this way”, në vitin 2011 e që për humbjen e tij ka reaguar edhe Lady Gaga.

“Vetëvrasja e shokut Rick Genest, Zombie Boy është përtej shkatërrimit. Ne duhet të punojmë më shumë për të ndryshuar kulturën, për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi shëndetin mendor dhe të zhdukim stigmën që nuk mund të flasim për të. Nëse vuani, thërrisni një mik ose familjar sot. Ne duhet të shpëtojmë njëri-tjetrin”, ka shkruar ajo në Twitter. /Lajmi.net/