Ngordh lopa më e gjatë në botë (Video)

Nuk mund të mos qeshni sa herë që i shikoni fotografitë e “Lules” (Blossom), lopës më të gjatë në planetë. Në Librin e rekordeve të Ginis kjo lopë ka arritur të futet pa pikë problemi, pasi gjatësia prej 190 centimetra i ka mundësuar një gjë të tillë.

Fun

30/06/2015 17:09

Çdo gjë që ka të bëjë me “Lulen” është e tepruar, dhe shumë njerëz kur i shikojnë fotografitë e saj mendojnë se bëhet fjalë për ndonjë mashtrim optik, por në fakt nuk është, lajmi.net.

Në videon e regjistruar për Librin e rekordeve Ginis, në të cilën zyrtarisht është regjistruar gjatë vitit të kaluar, mund të shihen dimensionet e sakta të saja pa efekte speciale apo ndonjë mashtrim optik.

Fatkeqësisht, “Lulja” ka ngordhur muajin e kaluar për shkak të një lëndimi të rëndë në këmbë, por para këtij rasti ajo i kishte siguruar vetes një vend në librin e rekordeve Ginis. (lajmi.net)

YouTube player