Vdes Lavdim Ademi, pjesëtar i FSK-së

Sot ka ndërruar jetë pjesëtari i FSK-së, Lavdim Ademi me shërbim në Regjimentin e Mbrojtjes Civile (RMC), në Kazermën e FSK-së në Pomozotin.

Lajme

30/04/2016 20:38

“Me pikëllim të thellë njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së, se sot ka ndërruar jetë tetar Lavdim Ademi, pjesëtar i FSK-së me shërbim në Regjimentin e Mbrojtjes Civile (RMC), në Kazermën e FSK-së në Pomozotin”, ka njoftuar FSK.

I ndjeri Lavdim Ademi, ka qenë pjesëtar i UÇK-së, pjesëtar i TMK-së dhe pjesëtar i FSK-së. Po ashtu, i ndjeri Ademi, ka qenë i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

“Njoftojmë të gjithë kolegët e punës, familjarët, miqtë, shokët dhe dashamirët e familjes Ademi, se varrimi do të bëhet nesër me 1 maj 2016, në ora 17:00, në Shipol të Mitrovicës”, thuhet në fund. /kp