Vdes kritiku i artit dhe autori me famë botërore, John Berger

John Berger e ka fituar çmimin “Booker Prize” për romanin “G”.

ShowBiz

03/01/2017 11:50

Kritiku i artit dhe autori John Berger ka vdekur dje në moshën 90-vjeçare. Puna më e njohur e tij ishte “Ways of Seeing”, një kritikë ndaj estetikës kulturore të Perëndimit, transmeton Express. Po ashtu, Berger e ka fituar çmimin “Booker Prize” për romanin “G”.

Ai i dha donacion gjysmën e parave të këtij çmimi për lëvizjen radikale afro-amerikane “Black Panthers”.

Botuesi i tij, Tom Overton, i cili është duke e shkruar biografinë e Berger, ka thënë: “Berger na ka lënë të kuptojmë se arti pasuron jetët tona”.

Berger u lind në Hackney, në veri të Londrës, dhe karrierën e filloi si pikturues, më pas, ai u bë shkrimtar.