Vdes këmbësori pasi goditet nga vetura në Obiliq

Në fshatin Bardh i Madh në komunën e Obiliqit ka vdekur një këmbësor pasi ishte goditur nga një veturë.

Lajme

24/07/2018 16:50

Milaim Fejzullahu, komandant i trafikut për rajonin e Prishtinës ka thënë për KALLXO.com se këmbësori i moshës 40 vjeçare ka vdekur pas lëndimeve që ka pësuar nga aksidenti.

Aksidenti ka ndodhur kur shoferi i automjetit e ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka goditur këmbësorin.