Vdes ish-presidenti i Fox News, Roger Ailes

Ish-presidenti i Fox News, Roger Ailes ka vdekur në moshën 77-vjeçare.

Bota

18/05/2017 17:40

 

Ailes ka punuar si strateg i mediave për presidentët republikanë, Richard Nixon, Ronald Reagan dhe George H.W. Bush, përpara se të niste punën në Fox News më 1996.

Gruaja e tij, Elizabeth ka thënë në një deklaratë se Ailes ishte një patriot, i cili ishte thellësisht mirënjohës për mundësitë që i kishte dhënë shteti i tij.

Alies kishte dhënë dorëheqje nga Fox News në korrik të vitit 2016, pas disa akuzave për ngacimim seksuale.

Pak kohë pas dorëheqjes nga Fox, Ailes iu bashkua fushatës së kandidatit të atëhershëm për president, Donald Trump, me qëllim që ta ndihmonte atë të përgatitej për debatet televiziv.