Vdes i aksidentuari në Pejë

Ka ndërruar jetë i aksidentuar në Pejë, i cili ka qenë duke u trajtuar në spitalin e Pejës.

Lajme

31/05/2018 13:01

Sipas policisë ai ishte aksidentuar më 16 prill, ndërsa që ka vdekur  të mërkurën.

“Në lidhje me rastin raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar i cili ka qenë duke u trajtuar në spitalin e Pejës me 30.05.2018 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/