Vdes gruaja që u rrëzua tek “Qafa” në Prishtinë

Gruaja për të cilën u raportua më herët se është rrëzuar tek “Qafa” në Prishtinë, ka ndërruar jetë.

Lajme

22/03/2016 13:50

(I plotësuar) Këtë për KosovaPress e konfirmoi edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti. Ajo ndonëse nuk mund të konfirmonte rreth moshës së viktimës, për rastin tha se është vdekje e dyshimtë.

Policia është ne vendin e ngjarjes dhe janë duke u zhvilluar hetimet./KosovaPress/

Në rrugën “Luan Haradinaj”, konkretisht në lagjen “Qafa” në Prishtinë, një grua është rrëzuar për toke.

Reagimi i Policisë së Kosovës dhe qytetarëve ka qenë i shpejtë duke i ofruar asaj ndihmë. Ende nuk dihet më shumë për gjendjen shëndetësore, por dyshohet se ka pësuar sulm në zemër. /express

2