Vdes edhe njëri nga të lënduarit në aksidentin në rrugën Prishtinë – Gjilan

Ka ndërruar jetë edhe njëri nga të lënduarit në aksidentin e sotëm në magjistralen Prishtinë Gjilan përkatësisht në fshatin Mramor.

Lajme

16/11/2018 19:18

Edhe njëri nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi sonte rreth orës 17:00 në magjistralen Prishtinë –  Gjilan, ka ndërruar jetë.

Me këtë të fundit, shkon në tre numri i të vdekurve.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e Policisë në Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lexo edhe: 

Dy të vdekur, katër të lënduar në aksidentin ku është përfshirë eskorta e ambasadores turke

“Në ora 18:25 kemi pranuar informatën nga QKUK, se ka ndërruar jetë një nga personat e lënduar në aksidentin që ndodhi në Mramor”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

Aksidenti me të vdekur rrugën Prishtinë – Gjilan, edhe ambasadorja e Turqisë e lënduar