Vdes edhe një person nga Gripi i Derrave

Një person nga Krusha e Madhe vdes nga virusi H1N1. Kjo është viktima e dytë që sivjet vdiq nga virusi i gripit të derrit prej kur është shfaqur ky virus në vendin tonë.

Lajme

13/03/2014 09:37

Ka ndërruar jetë sot një person 48 vjeçar nga Krusha e Madhe, i infektuar me virusin H1N1 i njohur si gripi i derrit. Lajmin e konfirmoi për Radio Kosovën Shemsedin Dreshaj, ushtrues detyre i drejtorit te Klinikës Infektive ne Prishtinë.

Kjo është viktima e dytë që sivjet vdiq nga virusi i gripit të derrit prej kur është shfaqur ky virus në vendin tonë.