Vdes e aksidentuara në Sllatinë

Trafiku  rrugor gjatë kësaj vere është kthyer në tmerr për Kosovarët.

Lajme

18/08/2017 11:56

Një tjetër vdekje ka ndodhur si shkak i aksidenteve në trafikun rrugor. Policia ka njoftuar se një femër e aksidentuar me 15 gushtë në Sllatinë të Fushë Kosovës ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

“Lidhur me rastin me 17.08.2017 nga QKUK është raportuar se viktima femër K/Shqiptare e cila ishte duke u trajtuar ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, ka njoftuar Policia.

Ndërsa,  dje në një aksident ku janë përfshirë dy veturave në Doberdol të Podujevës kishte pësuar me jetë një këmbësorë. /Lajmi.net/