Vdes Deputetja e AKR’së në Gjakovë

Ka vdekur sot në mëngjes Gjygjyzara Karaxhija-Xheravina, e cila ka qenë Shefja e Grupit Parlamentar të AKR’së në Komunën e Gjakovës. Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka shprehur ngushëllimet familjes të së ndjerës.

Lajme

25/01/2014 09:31

Shefja e Grupit Parlamentar të AKR’së në Asamblenë Komunale të Gjakovës, Gjylgjyzare Karaxhija-Xheravina nuk u ka mbijetuar lëndimeve që mori ditë më parë.

Karaxhija-Xheravina ka ndërruar jetë sot në mëngjes në një spital të Shkupit.

Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, e ka konfirmuar lajmin nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Me pikëllim të thellë ju informojmë se 30 min më parë zemra e Zarushit pushoi së rrahuri”.

“Këtë betejë Zarushi e humbi, por shpirti, puna dhe vepra e saj do të shërbejnë si motiv për ne”.

“Trupi i saj gjendet ende në Shkup, ndërsa do të ju mbajmë të informuar për ceremoninë mortore”.

“Ngushëllime bashkëshortit dhe vajzës dhe familjes së ngushtë dhe të gjerë të cilët gjithmonë duhet të jenë krenarë për gruan, Nënën dhe vajzën që patën”.

“U prehtë në paqe shpirti saj i bardhë!”, tha Mimoza Kusari-Lila.

E ndjera Karaxhija- Xheravina është goditur nga një veturë në një rrugë të Gjakovës përderisa po shkonte në punë me biçikletë.