Vdes Ariel Sharon

Sharon ka qenë një nga figurat me ikonike dhe kontraverse të Izraelit. Si një nga gjeneralët më të famshëm izraelitë, ai është i njohur për taktika të guximshme dhe refuzim të urdhrave. Si politikan ai u bë i njohur si “bulldozer”, përbuzës i kritikëve.

Bota

11/01/2014 13:08

Ish kryeministri i Izraelit, Ariel Sharon ka vdekur në moshën 85 vjeçare.

Sharon ndërroi jetë pas një periudhe prej 8 vjetëve që gjendje në gjendje kome, nga një sulm në tru.

“Ai ishte gjigant në skenën politike dhe ushtarake të Izraelit”, cilësohet Sharon nga mediat ndërkombëtare.

Ai ishte trajtuar për tetë vite në Qendrën Mjekësore Sheba në Tel Aviv.

Mjekët kishin deklaruar se gjendja shëndetësore e Sharon, është përkeqësuar. 

Sharon, i cili ishte bërë kryeministër në vitin 2001, kishte vuajtur nga përkeqësimi i funksionit të disa organeve përfshirë edhe veshkat. 

Sharon ka qenë një nga figurat me ikonike dhe kontraverse të Izraelit. Si një nga gjeneralët më të famshëm izraelitë, ai është i njohur për taktika të guximshme dhe refuzim të urdhrave. Si politikan ai u bë i njohur si “bulldozer”, përbuzës i kritikëve dhe i aftë për të kryer punët. Si zëri kryesor radikal gjatë dekadave, ai u bë Kryeministër i Izraelit në vitin 2001.