Vdes Agnesa, humbë betejën me jetën

Peja ka marrë lajmin e zi për vdekjen e vajzës të re, Agnesa Kondirolli. Pas betejes së gjatë për jetë, Agnesa ka humbur betejën për jetë duke vdekur në moshën 19 vjeçare.

Lajme

02/07/2014 10:05

Agnesa Kondirolli vuante nga melanoma malinje dhe për të sfiduar luftën e saj me këtë sëmundje ishin organizuar shumë aktivitete në mbarë Kosovën.

Madje edhe televizioni i njohur shqiptar “Top Chanel” kishte marrë iniciativë për të ndihmuar Agnesën, iniciativë e udhëhequr nga prezantuesja, Arbana Osmani dhe gazetarja, Lori Hoxha, e bija e Dritan Hoxhës. /rtk/