Vdes 57-vjeçari nga Malisheva që u gjet pas zhdukjes

Kishte kaluar disa ditë jashtë shtëpisë së tij. E gjithë familja Berisha ishte vënë në kërkim të 57-vjeçarit, Muharrem Berisha i cili vuante nga një sëmundje e harresës.

Lajme

02/07/2018 12:37

Ai u gjet javën e kaluar, por gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dje. Muharrem Berisha ndërroi jetë sot në mëngjes.

Kjo është konfirmuar nga familjarë e të ndjerit. Vëllai i të ndjerit i tha Expressit se Berisha ka ndërruar jetë si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore dhe ftohjes së thellë, sidomos e mushkërive.

Kujtojmë se ditë më parë, familjarët e kishin raportuar të zhdukur Muharremin në polici. Pas gjashtë ditë kërkimeve, Muharrem Berisha u gjend i gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, motivet që e çuan të dalë nga shtëpia 57 vjeçarin, Muharrem Berisha nga fshati Gurbardh i Malishevës nuk dihen ende. Por, i njëjti vuante edhe nga harresa.