Vdes 53 vjeçari, punëtor i ndërtimtarisë në Prizren, policia arreston mbikëqyrësin e punimeve – Lajmi.net
Vdes 53 vjeçari, punëtor i ndërtimtarisë në Prizren, policia arreston mbikëqyrësin e punimeve
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 23:29, 12 October 2017
Një 53 vjeçar, punëtor ndërtimtarie – ka humbur jetën mëngjesin e së enjtes në qytetin e Prizrenit.

Rastin e ka konfirmuar policia rajonale e këtij qyteti, ku në raport thuhet se punëtori i vitit të lindjes 1964 ka gjetur vdekjen pasi ra nga kati i gjashtë në hapsirën e liftit të një objekti banesor.

Policia ka bërë të ditur se rasti ndodhi saktësisht në një nga objektet e rrugës ”Besim Shala”.

Hetues policor, krim teknikët dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes për kryerjen e hetimeve.

Në cilësi të personit të dyshuar është intervistuar  mbikëqyrësi i punimeve i cili është arrestuar ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, transmeton Klan Kosova.

 

 

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Stealth Sniper
  • Play Supercar Showdown
  • Play iStunt 2