Vdes 24-vjeçari në Mitrovicë, ra nga kati i gjashtë i ndërtesës

Një person ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese në Mitrovicë.

Lajme

20/06/2018 23:34

Policia e ka konfirmuar rastin tragjik.

“Një person 24-vjeçar ka rënë nga kati i gjashtë i një ndërtese afër sallës së sporteve ‘Minatori’”, tha për KALLXO.com drejtoresha e Policisë Rajonale të Mitrovicës Jugore, Afërdita Mikullovci.

Viktima është pa shenja jete.

Policia është në vendin e ngjarjes.

Rasti sipas drejtoreshës Mikullovci ka ndodhur rreth orës 23:00.