Vdes 15-vjeçarja dhe 19-vjeçari në gjendje kritike, prindërit e kundërshtuan lidhjen e tyre

Një marrëveshje për vetëvrasje i ka marrë jetën një vajze 15-vjeçare dhe e ka shtrirë në gjendje kritike në spital të dashurin e saj 19-vjeçar.

Bota

15/04/2016 00:10

Zyrtarë nga një stacion policor në Tulinj të Mumbait ka njoftuar se vajza ishte larguar nga shtëpia me pretekstin se do të shkonte tek motra e saj të bisedonte në lidhje me një punë gjatë verës, përcjell lajmi.net

Por, ajo nuk u kthye në shtëpi dhe prindërit filluan të kërkonin. Ata menduan se vajza e tyre është me të dashurin e saj dhe të zemëruar shkuan tek shtëpia e djalit, por nuk ishin atje.

Ata u kthyen në shtëpi për të kontrolluar edhe njëherë por gjetën tmerrin e tyre, të dy ishin të shtrirë në dysheme pa ndjenja.

Vajza u shpall e vdekur pas dërgimit në spital ndërsa i dashuri i saj 19-vjeçar është në gjendje kritike për jetën.

Policia ka folur në lidhje me rastin dhe ka bërë të ditur se mund të jetë një marrëveshje mes çiftit të ri për të kryer aktin vetëvrasës pasi prindërit e 15-vjeçares e kundërshtonin lidhjen e dashurisë mes tyre./lajmi.net