Vdekshmëria e foshnjave, Shqipëria e para në Ballkan

Shqipëria ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë foshnjore në rajonin e Ballkanit. Ky është rezultati i raportit të fundit, të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik.  Gjatë viteve të fundit, në vendin tonë, ka pasur një qëndrueshmëri të numrit të vdekjeve, ku çdo vit regjistrohen rreth 20 mijë të tilla.

Lajme

31/01/2015 18:05

“Niveli i vdekshmërisë foshnjore për të dyja gjinitë në Shqipëri është 653 për 100 mijë banorë, i cili është dukshëm më i lartë se në Greqi dhe Slloveni me 465 secila, por i krahasueshëm me Malin e Zi dhe Maqedoninë, respektivisht 637 dhe 682 vdekje për 100 mijë banorë”, përcaktohet në studimin e ISHP-së. 

Në lidhje me vdekshmërinë foshnjore, ndonëse është ulur ndjeshëm ndër vite, përsëri mbetet në nivele të larta. Sot, ajo llogaritet, për meshkujt, 9.2 vdekje për 1000 lindje dhe për femrat, 6.5 për 1000 lindje të gjalla. “Vdekshmëria e fëmijëve nën moshën 5 vjeç është dy herë më e lartë në zonat rurale sesa ato urbane”, saktëson raporti. (Shekulli)