Vdekjet në QKUK dyshohet se erdhën nga gazi i prodhuar pa licencë në Kosovë – Lajmi.net
Vdekjet në QKUK dyshohet se erdhën nga gazi i prodhuar pa licencë në Kosovë
Autori: Lajmi.net LajmeNacionalePolitikë 18:24, 13 September 2017
QKUK
QKUK
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka konfirmuar raportimet për dyshimet mbi gazin oksidol (N2O), si shkaku kryesor që çoi në vdekjen e pacientëve në QKUK.

Ismaili ka bërë të ditur se nuk bëhet fjalë për oksigjenin, por për oksidolin i cili është përdorur në disa salla të operacionit, për në dy prej tyre ka pasur komplikime, shkruan Gazeta Shneta.

“Pista kryesore është ky gaz. Inspektorët tanë kanë gjetur një kompani që nuk është e licenuar për këtë punë, kanë prodhuar këtë gaz pa licencë. Kompania ka licencë për import, por jo për prodhim”.

“Kam kërkuar nga QKUK-ja që të shpërndahet informacioni sepse ky gaz mund të shpërndahet edhe në spitale të tjera”, ka deklaruar Ismaili në televizionin publik.

Ai ka shtuar se kjo kompani është identifikuar dhe është ftuar edhe Policia e Kosovës në ndihmë.

“Kompania është identifikuar nga inspektorët tanë. E kemi thirrë edhe Policinë dhe është izoluar vendi dhe janë marr mostrat. Mund të jetë një pistë e dyshimit”, ka thënë Ismaili.

Lexoni edhe:

Ministri Ismaili për vdekjet e dyshimta në QKUK: Nuk ka pasur gabime nga stafi

Fjalët kyçe: gazi, Ministri Ismaili, QKUK

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bike Rivals
  • Play Bow Master