Vdekje e dyshimtë në Prizren

Një person i moshës 55 vjeçare është gjetur i vdekur në Prizren. Policia thotë se bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë. I ndjeri ishte shpallur i humbur nga familja para pak ditësh.

Lajme

21/01/2014 09:50

Një person rreth moshës 55 vjeç, është gjetur i vdekur, në një shtëpi, e cila nuk ishte e meremetuar dhe e gatshme për banim, në Prizren.

Tashmë i ndjeri, kishte tre ditë që ishte shpallur si person i zhdukur nga familja e tij.

Policia, në njoftimin e dërguar e vlerëson si vdekje të dyshimtë.

Trupi është gjetur nga pronari i shtëpisë.