Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën “Anton Harapi” në Prishtinë është raportuar për një vdekje, që nga policia është klasifikuar si e dyshimtë.

Lajme

24/11/2013 10:12

Policia e Kosovës ka pranuar mbrëmë, rreth orës 23:00, një informatë për një person të vdekur në Prishtinë.

Policia e cila për këtë rast është njoftuar nga një femër, po e konsideron vdekjen e dyshimtë.

“Ankuesja femër ka raportuar se rreth orës 16:00 kishte dalë nga banesa e saj dhe se kur është kthyer rreth orës 23:00 e ka gjetur bashkëshortin e saj, viktimën mashkull, pa shenja jete”.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar ndërsa me urdhër te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për Obduksion ne Institutin e Mjekësisë Ligjore ne Prishtinë”.