Vdekje e dyshimtë në Prishtinë

Gjatë ditës së djeshme në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë është raportuar për një vdekje të dyshimtë.

Lajme

24/05/2018 11:28

 

Nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se viktima e gjinisë mashkullore, derisa ishte duke ecur, është alivanosur dhe është shtrirë në rrugë. Viktima është dërguar në QKUK ku nga ekipi mjekësor është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML./Lajmi.net/