Vdekje e dyshimtë në Pejë, viktima kishte një plagë në kokë

Gjatë ditës së djeshme në Pejë është raportuar për një vdekje të dyshimtë.

Lajme

07/08/2018 10:28

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Siç bëhet e ditur në raportin e policisë, tek viktima është vërejtur një lëndim në kokë, andaj me urdhër të prokurorisë trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti vazhdon të hetohet./Lajmi.net/