Vdekje e dyshimtë e foshnjës në Besi

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, foshnja dy muaj e gjysmë, ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pa shenja jete.

Lajme

19/01/2014 12:40

Një vdekje e dyshimtë e një foshnje është raportuar të ketë ndodhur në fshatin Besi të komunës së Prishtinës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, foshnja dy muaj e gjysmë, ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pa shenja jete.

Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin janë intervistuar familjarët e viktimës.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i fëmijës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Kurse, rasti është duke u hetuar nga Policia.