Vdekje e dyshimt në Podujevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje rreth orës 21:19, një person është sjellë pa shenja jete në emergjencen e qytetit të Podujevës.

Lajme

21/07/2018 13:46

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku kujdestar, ndërsa motivet e vdekjes ende nuk dihen.

“ Rr. Qëndresa, Podujevë 19.07.2018 -21:19 Nga dy dëshmitarët meshkuj K-Shqiptarë është sjellë pa shenja jete në emergjencën e qytetit viktima mashkull K-Shqiptar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për autopsi”, thuhet në raport. /Lajmi.net/