Vdekja nga obeziteti, burrat më të rrezikuar se gratë

Të qenurit mbi peshë, i vë meshkujt më në rrezik se femrat nga vdekja e hershme ose e parakohshme.

Lifestyle

14/07/2016 17:50

Ky është përfundimi i një studimi të fundit, i cili thotë se pavarësisht se arsyet nuk janë shumë ta qarta, rreziku i diabetit dhe niveli i lartë i yndyrave në gjak rrezikojnë jetën e meshkujve më shumë se të femrave.

Autorët e studimit thonë se pirja e duhanit dhe obeziteti janë dy nga shkaqet e vdekjeve në Evropë dhe në Amerikën e Veriut. Në studim janë përfshirë të dhënat e 189 shkencëtareve të cilat përfshijnë rreth 4 milionë njerëz.

Ata janë fokusuar tek njerëzit që nuk kanë pirë kurrë duhan dhe që nuk kanë kaluar ndonjë sëmundje të gjatë apo të rëndë. Pas testeve ata panë se rreziku i vdekjes ishte më i lartë tek njerëzit mbi peshë dhe veçanërisht tek meshkujt krahasuar me gratë.

Ata vlerësojnë se rreziku i vdekjes para moshës 70 vjeç është rreth 29 për qind tek njerëzit e shëndoshë  apo mbi peshë, kurse tek ata ne peshë normale 19 përqind. Kurse mes grave të shëndosha dhe atyre normale diferenca është më e vogël, repsketivisht 14.6 përqind me 11 përqind.

Tashmë obeziteti shkakton 1 në 7 vdekjet e parakohshme në Evropë dhe 1 në 5 në SHBA. Në krahun tjetër të dhënat janë shqetësuese edhe për ata që janë nën peshë.