Vdekja misterioze e Vitaly Churkin – cili është shkaku?

Ekspertët e zyrës se autopsisë së Mjekësisë Ligjore në Nju Jork, do të kryejnë një hetim në ambasadën e Rusisë në OKB-së, ku Vitaly Churkin, vdiq papritur në Nju Jork.

Bota

21/02/2017 20:36

Churkin ishte sëmurë papritmas në zyrën e tij, i cili më pas ishte dërguar në spitalin e Nju Jorkut ku më pas vdiq, transmeton lajmi.net.

Spitali më pas ka përcjellë rastin në zyrën e Mjekësisë Ligjore, për autopsi, transmeton lajmi.net.

Kjo zyrë është përgjegjëse për të vërtetuar vdekjen në Nju Jork e cila ndodhi rastësisht dhe papritur, pse shëndeti u përkeqësua papritur, apo të vërtetoj nëse vdekja është e dyshimtë, shkruan AP.

Churkin vdiq një ditë para se të mbushte 65 vjet.

Kujtojmë se Churkin për kosovarët do të mbahet mend si njëri nga diplomatët që kundërshtoi ashpër pavarësisë së Kosovës në Këshillin e Sigurimit.  /Lajmi.net/