Vdekja e Sadnës përlot shqiptarët (Foto)

Një fund i trishtë për një ndër potragonistet kryesore, të serialit më të dashur për të gjithë shqiptarët “Bidaai”. Dje në mbrëmje është transmetuar në Televizionin Klan puntata, kur humb jetën Sadna, një ndër vajzat që publiku shqiptar e ka dashur më shumë.

ShowBiz

03/02/2016 16:05

Humbja e saj ka tronditur ndjekësit shqiptarë të këtij seriali, që ka arritur prej momenteve të parë të transmetimit, majat e audiencës në Televizionin Klan.

Pas një shpërthimi të një bombe, protagonistja ka humbur jetën dhe paralelisht me të, motra e saj Ragni, ka sjellë në jetë një vajzë.

Pas transmetimit të puntatës, në rrjetet sociale ka patur një reagim të jashtëzakonshëm, ku të shumtë kanë qenë ata që kanë shprehur trishimin e tyre, për fatin tragjik të këtij filmi./tvklan.al.