Vdekja e mbretit Abdullah, Thaçi niset drejtë Arabisë Saudite

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, sonte niset drejtë Arabisë Saudite, për të ngushëlluar këtë vend, për vdekjen e mbretit të tyre, Abdullah ibn Abdilaziz Al Saud. 

Lajme

23/01/2015 20:41

Thaçi në njoftimin e postuar në Facebook për këtë udhëtim të tij drejtë Arabisë Saudite, ka thënë se mbreti Abdullah, ishte përkrahës i pavarësisë së Kosovës. 

“Sonte nisem për Arabi Saudite për të shprehur ngushëllime në emër të shtetit dhe popullit të Kosovës familjes Feisal dhe popullit saudit, për ndërrimin e jetës të Mbretit Abdullah. Mbretëria Saudite dhe vetë mbreti i ndjerë ishin përkrahës të mëdhenj të pavarësisë dhe shtetësisë sonë. Bota arabe humbi një lider të madh me vdekjen e tij”, ka shkruar Thaçi. (lajmi.net)