Vdekja e frizurës ‘man bun’ dhe trendi për këtë verë

Frizura ‘man bun’ ka qenë në trend, por ekspertët bëjnë të ditur se ky trend është duke u shuajtur krejtësisht.

Lifestyle

24/04/2018 16:03

 

Në fakt, edhe Kit Harrington dhe Leonardo DiCaprio kanë hequr dorë nga ky stil, transmeton Telegrafi.

Por, me largimin e këtij stili, cila frizurë është në trend për këtë verë?

Epo, siç duket flokët e shkurtra si të Tom Hardyt, Jason Statham dhe Kanye West-it janë trendi i kësaj vare.

Në foto: Tom Hardy me stil të ri të flokëve

Edhe Princi William duket ta ketë mirëpritur këtë trend. E mira e trendit të flokëve të shkurta është se nuk iu marrin fare kohë për t’i rregulluar, janë tejet të lehta për t’i mirëmbajtur dhe zgjidhja e përsosur për t’i bërë ballë rënies së flokëve.

Megjithatë, nëse ky stil nuk është plotësisht adekuati për ju, atëherë mund të provoni diçka të ngjashëm, por me flokë pak më të gjata.