Vdekja e bashkëshortit mund të rrisë rrezikun nga sulmi në zemër

Fakti kur humbim të afërmit, është i njohur si një faktor i rrezikshëm dhe shumë i lidhur me proceset kardiovaskulare. Rreziku nga sulmi në zemër rritet në 30 ditët e para, pas vdekjes së partnerit, thuhet në një studim të publikuar në revistën mjekësore JAMA. Kur humbim të afërmit, është një faktor i rrezikshëm, i…

Lifestyle

26/02/2014 08:17

Fakti kur humbim të afërmit, është i njohur si një faktor i rrezikshëm dhe shumë i lidhur me proceset kardiovaskulare. Rreziku nga sulmi në zemër rritet në 30 ditët e para, pas vdekjes së partnerit, thuhet në një studim të publikuar në revistën mjekësore JAMA.

Kur humbim të afërmit, është një faktor i rrezikshëm, i cili është i lidhur shumë ngushtë me zhvillimet kardiovaskulare, thonë studiuesit.

Hulumtuesit nga Universiteti i Londrës, duke krahasuar normat e infarktit apo goditjeve në zemër, prej 80.447 pacientëve të moshuar, të moshës 60-89, të cilëve iu kishte vdekur partneri, 30.234 ishin ende të gjallë në të njejtën kohë.

Pesëdhjetë prej 67 pacientëve përjetuan infarkt apo goditje në 30 ditët e para, pas vdekjes së partnerit të tyre, në bazë të kontrolleve, thonë studiuesit.

Rritja nga rreziku i infarktit pas 30 ditëve kishte pak dallim në mes meshkujve dhe femrave, sepse gati në të dyja gjinitë ishte i njëjtë.

“Ne kemi përshkuar një rritje të dukshme të rrezikut kardiovaskular në muajin e parë pasi humbim të afërmit tonë apo bashkëshortët, i cili doli të jetë një rezultat ndryshe nga sulmet e mundshme në zemër kur hidhërohemi apo jemi në gjendje të acaruar”, thanë hulumtuesit.

– “Një kuptim më i mirë i faktorëve psiko-social, i lidhur me ngjarjet kardiovaskulare, mund ta ofrojë një mundësi për ta parandaluar infarktin dhe për ta përmirësuar kujdesin klinik”, thanë ata.