Vdekja e 22-vjeçarit në Grykë të Deçanit e dyshimtë, arrestohet një person

Në mesditën e së mërkurës në Bjeshkët e Deçanit tragjikisht një 22 vjeçar gjersa ishte duke punuar në pyll, është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës.

Lajme

20/09/2018 09:14

Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, viktima ka ndërruar jetë.

Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor dhe trupi i pajetë është dërguar në autopsi, njofton raporti policor.

Në koordinim me prokurorin pas intervistimit të dëshmitarëve dhe shikimit të vendit të ngjarjes janë gjetur elemente të veprës penale dhe një i dyshuar mashkull K/Shqiptar është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/

Lexo edhe: 

Ky është 22-vjeçari i cili u mbyt nga një lis në Grykë të Deçanit/FOTO