Vazot e shortit të Ligës së Kampionëve

Tashmë janë kompletuar emrat e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Por, si do të jenë të renditura ato për shortin e së enjtes? Ju sjellim të gjitha.

Sport

28/08/2014 00:34

Shorti që do të përcaktojë grupet e edicionit të ardhshëm të Ligës së Kampionëve do të tërhiqet të enjten me fillim nga ora 17:45.

Tashmë i kemi mësuar emrat e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në garën elite të klubeve evropiane. Dhe, në bazë të renditjes së ekipeve në vazo, mund të kemi grupe jashtëzakonisht të forta.

Në mesin e skuadrave të mëdha që mund të formojnë ndonjë grup të vdekjes janë Liverpool e Roma që gjenden në vazon e tretë përkatësisht të katërt.

Por, ka edhe ekipe të tjera mjaft kualitative. Ja ku e keni rreshtimin e plotë:

Vazo 1: Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Chelsea, Benfica, Atlético Madrid, Arsenal, Porto.

Vazo 2: Schalke, Borussia Dortmund, Juventus, Paris Saint-Germain, Shakhtar Donetsk, Basel, Zenit Saint Petersburg, Manchester City.

Vazo 3: Bayer Leverkusen, Olympiacos, CSKA Moscow, Ajax, Liverpool, Sporting, Galatasaray, Athletic Bilbao.

Vazo 4: Anderlecht, Roma, APOEL, BATE Borisov, Maribor, Monaco, Malmö, Ludogorets.