Vazhdon tmerri rrugëve të Kosovës, një grua mbetet e vdekur në Pejë

Tri vetura janë përfshirë në një aksident të rëndë në rrugën Pejë- Radavc ku mbeti e vdekur një grua dhe të lënduara dy të tjera.

Lajme

21/07/2018 20:02

Aksidentin e ka konfirmuar edhe zyrtari i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Ju njoftojmë se në rrugën Pejë-Radavc ka ndodhur një aksident zingjiror mes tre veturave. Një femër ka pësuar me fatalitet dhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore, femra të gjitha. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Rugova për lajmi.net.